16:20 / 06.10.2019
Viti 2019 është i Rashicës, Werder publikon statistikat e yllit kosovar
Milot Rashica është rikthyer nga lëndimi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ylli nga Kosova realizoi në ndeshjen e parë ndaj Borussia Dortmund.
Por në përgjithësi viti 2019 ka qenë vit i jashtëzakonshëm për Rashicën te Werder Bremeni.
Në 19 ndeshje sa ka luajtur deri më tani në vitin 2019, Miloti ka qenë i përfshirë në 14 gola.
Nëntë herë ka realizuar Rashica, teksa në pesë gola të tjerë ka asistuar.
Këtë statistikë brilante të Milotit e ka publikuar faqja zyrtare e Bremenit në Facebook.
“Milot Rashica ka qenë i përfshirë direkt në 14 gola në 14 ndeshje në Bundesligë në 2019-n. 9 gola, 5 asistime. Jemi të lumtur që je rikthyer përsëri Milot”, ka shkruar faqja zyrtare e Bremenit.























