Lajm i keq për Realin, Kroos mungon tri javë
BKT
Sport

Lajm i keq për Realin, Kroos mungon tri javë

Problemet e Real Madridit me lëndime nuk kanë fund, teksa një tjetër futbollist është dëmtuar të shtunën.

Fjala është për mesfushorin gjerman, Toni Kroos, i cili ka pësuar një dëmtim në këmbën e majtë dhe pritet të qëndrojë larg fushave të lojës për rreth tre javë.

Si pasojë e kësaj Kroos pritet të mungojë në ndeshjen kundër Mallorcas, Galatasarayt dhe është në dyshim për ndeshjen me Barcelonën më 26 tetor.

Gjithashtu do të humbë edhe ndeshjet me kombëtaren e Gjermanisë, kundër Argjentinës dhe Estonisë.