16:35 / 06.10.2019
Giampaolo: Burrat e mirë nuk të lënë në baltë në momente të vështira
Trajneri i AC Milanit, Giampaolo ka lavdëruar lojtarët e tij në fitoren tejet të rëndësishme kundër Genoas, raporton mediet italiane, përcjell RTKLive.com.
“Rossonerët” ia dolën të triumfojnë në duel me Genoan, me rezultat 1-2, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të Serisë A.
Tekniku i kuqezinjve pas ndeshjes tha se futbollistët e tij nuk të lënë në baltë në momentet e vështira. Ai ka edhe dy fjalë për Piatek.
“Burrat e mirë nuk të lënë në baltë në momente të vështira”, tha Giampaolo.
Piatek? Jam gjithmonë më të dhe do e mbroj deri në fund”, theksoi ai.
Pas kësaj fitore, Milan renditet e 13-ta me 9-të pikë të tubuara.























