17:09 / 06.10.2019
Shaqiri: Jam i pakënaqur që nuk po luaj
Sulmuesi i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka thënë se është i pakënaqur që nuk po luan.
Shaqiri e ka pasur të vështirë të luaj këtë sezon dhe se deri tash kosovari ka zhvilluar vetëm një ndeshje këtë sezon të garave.
Shaqiri që luan për kombëtaren e Zvicrës, ka thënë se nuk ka ndonjë problem me trajnerin por kërkon të luaj më shumë.
“Sigurisht që jam i pakënaqur që nuk po luaj. Klopp nuk mund të diskutojë rolin e secilit lojtarë, kjo është normale. Kemi skuadër të mirë dhe duhet të presim për shansin tonë. Nuk kam pasur ndonjëherë problem me trajnerin. E di që jam gati”, deklaroi ai.
Liverpool këtë sezon në kampionatin anglez është e pamposhtur pasi ende nuk ka barazuar ose humbur ndonjë ndeshje.























