Neuer tregon shkakun e humbjes se Bayernit nga Hoffenheim
BKT
Sport

Neuer tregon shkakun e humbjes se Bayernit nga Hoffenheim

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer është shprehur i zhgënjyer me humbjen e “papritur” nga Hoffenheim, raportojnë mediet gjermane, përcjell RTKLive.com.

“Bavarezët” u mundën nga Hoffenheim midis “Alianz Arena” në kuadër të Bundesligës gjermane.

“Gardiani” i kampionëve në fuqi të Gjermanisë, thotë se skuadra e tij bëri paraqitje të mirë, por sipas tij, Bayern pranoi dy gola të lehta.

“Ne ishim të motivuar, por, ne i pranuam të dy golat shumë të lehtë, ky ishte problemi ynë”, tha Neuer.

“Kjo humbje ishte një paralajmërim për ne. Nuk duhet të lirohemi ndaj asnjë skuadre, madje as kur luajmë në shtëpi”, theksoi portieri gjerman.