Yjet që nuk përpiqen të duken bukur medoemos
Në mënyrë që të duken mrekullueshëm në filma, sfilata dhe ngjarje të tjera të mëdha në botën e shoubizit dhe modës, yjet kujdesen vazhdimisht për pamjen e tyre.
Prapa pamjes së tyre perfekte qëndron një ekip i tërë përfshirë stilistë, grimerë dhe dizajnerë të njohur.
Por, të gjithë e dimë se yjet nuk duken gjithmonë kështu. Dhe disa prej tyre këtë e tregojnë pa asnjë problem.
Disa nga bukuroshet e Hollywoodit nuk ngurrojnë të postojnë fotografi pa grim dhe flokë të stiluara në rrjete sociale duke vërtetuar se edhe ata nuk janë perfektë.
Më poshtë po ju sjellim disa fotografi që janë mbledhur nga llogaritë e të famshmeve në Instagram ku mund të shihet se ka shumë prej tyre që nuk përpiqen medoemos të duken bukur.
Nuk i fshehin rrudhat, puçrrat, lodhjen, flokët e palara, nuk përdorin shumë filtera janë thjeshtë të vërtetë.
Dhe, kjo ndoshta është arsyeja pse ata marrin kaq shumë ‘like’ nga fansat e tyre sepse janë të vërtetë në atë që janë.










































