Messi: Mendova se Neymar do të nënshkruante për Realin
BKT
Sport

Messi: Mendova se Neymar do të nënshkruante për Realin

Ylli argjentinas, Lionel Messi e ka pranuar se ai mendoi se Neymar do të bashkohej me Real Madridin këtë verë nëse nuk do të nënshkruante për vend të Barcelonës.

Sulmuesi brazilian nuk e mbajti sekret dëshirën e tij për të lënë Paris Saint-Germainin dhe të dy klubet e mëdha të Spanjës ishin të lidhura me të.

"Unë me të vërtetë mendoja se Neymar do të shkonte në Real Madrid nëse nuk do të vinte këtu", tha Messi në një intervistë për RAC1. "Ai me të vërtetë dëshironte të largohej nga Parisi dhe e tha këtë publikisht.  Unë mendova se Florentino Perez dhe Real Madrid do të bënin diçka për ta transferuar atë", ka shtuar argjentinasi.