Zvezda nuk lejohet të hyjë në Jarinje, s`ka ndeshje të Serbisë në Kosovë
BKT
Sport

Zvezda nuk lejohet të hyjë në Jarinje, s`ka ndeshje të Serbisë në Kosovë

Ndeshja e paralajmëruar për sot ndërmjet ekipit futbollistik nga Serbia “Crvena Zvezda” dhe atij ilegal “Trepça” nga Mitrovica Veriore nuk do të zhvillohet.

Këtë për mediat në gjuhën serbe në veri të Mitrovicës e ka konfirmuar drejtori i klubit “Trepça” Bojan Jakshiq.

Sipas tij ndeshja është anuluar, pasi policia e Kosovës nuk ka lejuar hyrjen e ekspeditës së klubit nga Beogradi në Kosovë. Dje Federata e Futbollit të Kosovës edhe një herë i ka bërë thirrje autoriteteve të sigurisë në Kosovë që  mos ta lejojnë këtë ndeshje të zhvillohet në territorin e Kosovës, pasi dëmton integritetin e FFK-së dhe të vet shtetit të Kosovës.