Ish-presidentja Jahjaga: Gratë dhe vajzat po durojnë padrejtësi
BKT
Lajme

Ish-presidentja Jahjaga: Gratë dhe vajzat po durojnë padrejtësi

Ish- presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në ngjarjen e organizuar nga Fondacioni i saj në bashkëpunim me GIZ-in, tha se një sistem i mirëfilltë i drejtësisë është shtylla kryesore e një shteti funksional, e i cili do të mundësonte mbrojtjen e grave nga dhuna familjare, por edhe abuzimi seksual.

 “Nder i madh të jem në mesin tuaj për një qasje te rëndësishëm një sistem i mirëfilltë i drejtësisë shtyllë kryesore e shtetit funksional sistemi i drejtësisë ofron shërbime falëse ne duhet të sigurohemi qe kanë informata për gjithë qytetarët kurdo që kanë nevojë e rëndë që gratë e vajzat të kenë e informata”, tha ajo.

Ish- presidentja, theksoi se ende ka gra e vajza që durojnë padrejtësi.

“Fatkeqësisht ka që durojnë padrejtësi pasi s’dinë çfarë të bëjnë s’mund të marrin masa për të siguruar drejtësi. Ka raste të dhunës në familje e seksuale që nuk raportohen. Fatkeqësisht kemi edhe raste me fatalitet, çdo rast i tillë i papranueshëm edhe një rast i vetëm është i tepërt. “, u shpreh ajo.

Më tej, Jahjaga theksoi se duhet të ketë një bashkëpunim ndërinstitucional që sistemi i drejtësisë të funksionojë si duhet.

“Përveç garantimit të qasjes në drejtësi duhet te sigurimi të funksionojnë si duhet, te kemi bashkëpunim. Shembull më herët përmenda dhunën në familjen, kanë nevojë për shërbime shëndetësore e siguri e na duhet të kemi bashkëpunim me mjek polici. Ato kanë përjetuar shumë, nuk guxojmë te lejojmë mos funksionim të zinxhirit, e ato të heqin dorë’, tha ajo.

Ajo në fund bëri thirrje që të ndajnë informatat që kanë te ato gra që nuk kanë njohuri, e të shpëtojnë jetë.

“Thirrje të gjithëve për shërbim dhe qasje në drejtësi, ndani informatat me te gjithë që njihni shumë persona mund të kenë nevojë për këto informata. Këto informata shpëtojnë jetë. Shpërndani sidomos te gratë që mund të mos kenë qasje e as dijeni, inkurajoni t’i shfrytëzojnë këto të drejta. Të kemi qasje të barabartë e të kemi një jetë më të mirë“, përfundoi ish-presidentja.


MË SHUME NGA Lajme