15:25 / 09.10.2019
Drake, reagon ndaj babait për ekzagjerim problemesh për të fituar para
Reperi Drake ka reaguar ndaj akuzave të babait të tij se ai ka ekzagjeruar problemet e tyre personale për të shitur më shumë albume dhe fituar para.
32- vjeçari kanadez shpesh herë ka “shfrytëzuar” në muzikën e tij ndarjen e prindërve kur ai ishte fëmijë dhe problemet e babait me alkoolin.
Babai i reperit, Dennis Graham, në një intervistë për “Power 106” me Nick Cannon deklaroi se artisti ka për të fituar para, duke përdorur ngjarjet e tij nga jeta personale madje edhe duke i zmadhuar ato























