09:41 / 10.10.2019
Moti në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot moti parashikohet i kthjellët në orët e mëngjesit e më pas do të pasohet me shtim të vranësirave në bregdet e veriperëndim të vendit.
Reshjet e shiut, në mesditë e pasdite do të përfshijnë veriperëndimin e gati të gjithë bregdetin me intensitet të ulët. Përkohësisht në veriperëndim, reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, përkohësisht e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar me një valëzim 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 9ºC deri në 23ºC
zonat e ulëta 13ºC deri në 29ºC
zonat bregdetare 15ºC deri në 27ºC /ATSh























