Komisioni për reformën zgjedhore mbledhje pa median
BKT
Shqipëri

Komisioni për reformën zgjedhore mbledhje pa median

Prej orës 10 po zhvillohet mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, ku në rend të ditës për diskutim ka ecurinë e agjendës së punës dhe konkluzionet e tryezës së organizuar nga OSBE në 5 shtator me pjesëmarrjen e gjithë faktorëve përfshirë dhe ata politik.

Mbledhja po zhvillohet pa praninë e mediave. Kryetari i Komisionit, Damian Gjiknuri, deklaroi se nuk do të diskutohen sot propozimet e Partisë Demokratike.

"Propozimet nuk janë bërë për Komisionin e Reformës Zgjedhore" tha ai.

Përfaqësuesit e mazhorancës janë kujdesur ti lënë detyrë sekretariatit që për mbledhjen të njoftohen edhe përfaqësuesit e opozitës jo parlamentare, të cilëve pas djegies së mandateve,  vendi  ju rezervua vetëm si vëzhgues. 

Por Partia Demokratike dhe aleatët e saj, nuk e marrin në konsideratë ftesën duke e refuzuar dhe mos njohur këtë organ parlamentar. 

RTV Ora, raporton se përfaqësues të lartë të PD, ripërsëritën qëndrimin se ai komision nuk ka legjitimit, duke theksuar se reforma nuk mund të kryhet nga individ që janë subjekt i krimeve zgjedhore.

Të njëjtat zyrtarë të kontaktuar, thanë se opozita e ka bërë publik platformën për reformën zgjedhore, duke theksuar se vetëm me pranimin e saj Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të behën pjesë. 

Platforma e demokratëve përbëhet nga 5 pika, ku dominon kushti që reforma zgjedhore të kryhet nga një strukturë e posaçme, ku pjesë e së cilës të jenë edhe përfaqësues të SHBA-ve dhe Evropës./oranews


MË SHUME NGA Shqipëri