10:34 / 10.10.2019
Scarlett Johansson e lumtur me jetën e saj
Aktorja e njohur Scarlett Johansson, ka thënë se është e lumtur me jetën e saj pas fejesës me komedianin, Colin Jost.
Ajo këtë e tha në një intervistë për Elle.
“Unë jam, sigurisht, shumë e lumtur dhe e përmbushur në jetën time personale, por jam në gjendje të hyj në pjesë të ndryshme të historisë sime dhe të tregoj si arrita këtu. Është gjithçka e vlefshme”, ka thënë Johansson.























