Mourinho refuzon drejtimin e Lyonit
BKT
Sport

Mourinho refuzon drejtimin e Lyonit

Jose Mourinho ka refuzuar shansin për t’u rikthyer në stolin e trajnerit te Lyon.

Klubi francez është duke kërkuar trajner të ri pasi e shkarkoi Sylvio Mendes Campos Júnior.

Sipas disa raportimeve Lyon i ka ofruar mundësinë Mourinhos, por një gjë e tillë është refuzuar nga tekniku portugez.

Sipas mediave, fokusimi i Mourinhos është të rikthehet në Premier Ligë.

Rikthimi në kampionatin anglez mund të ndodh te Tottenham, pasi trajneri Mauricio Pochettino, mund të largohet në fund të sezonit.