Rakitic, “dhurata” e Marottas për Conten në janar?
BKT
Sport

Rakitic, “dhurata” e Marottas për Conten në janar?

Interi mendon të përforcojë ekipin me një mesfushor. Administratori i deleguar, Beppe Marotta, po punon në mënyrë që t’i sigurojë trajnerit Antonio Conte një lojtar me cilësi të mira në këtë repart.

Emrat në listë nuk mungojnë, por ai që përmendet së fundmi është i vjetër në ambientin zikaltër. Bëhet fjalë pikërisht për Ivan Rakiticin, mesfushorin kroat të Barcelonës, i cili në “Camp Nou” nuk po gjen hapësira.

31-vjeçari edhe gjatë verës ishte objektiv i zikaltërve, por ai vendosi që të luante shanset e tij te katalanët. Por në nisje të këtij sezoni, Rakitic ka luajtur thuajse aspak, pasi trajneri Valverde preferon De Jong, Busquets apo Vidal përpara tij dhe diçka e tillë e ka mërzitur mesfushorin, aq sa vetë është bindur që duhet të largohet. Një situatë të tillë pritet ta shfrytëzoj Interi.