17:05 / 10.10.2019
“Shpresoj që Klopp ta fitojë Premier Ligën”
Ish-portieri i Liverpoolit, David James ka thënë se shpreson që Jurgen Klopp të arrijë të fitojë titullin e Premier Ligës.
Liverpool është në vendin e parë në kampionatin anglez, tetë pikë më shumë se rivali Manchester City. James ka thënë se tekniku gjerman është trajner i mirë, pasi iu jep të gjithë lojtarëve shumë besim.
“Gjëja që mësova nga Jurgen është që i jep besim lojtarëve. Kur erdhi për herë të parë nuk bëri transferime, i shikoj nivelet e lojtarëve, pastaj i ndryshoj disa nga ta”, deklaroi ai.























