18:48 / 10.10.2019
Kosova-Gjibraltari, s’ka gola në pjesën e parë
Pa gola është mbyllur pjesa e parë në miqësoren ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Gjibraltarit, sfidë kjo që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton RTKLive.com.
45-minutëshi e parë ka kaluar më dominimin e “Dardanëve”, të cilët vazhdimisht e kërkuan golin, por që në pjesën e parë heshtën rrjetat.
Miqësorja mes Kosovës dhe Gjibraltarit po luhet në pranin e një numri të konsiderueshëm të tifozëve tonë, por jo siç jemi mësuar ta shohim stadiumin “Fadil Vokrri” të stërmbushur.























