Bernard Berisha: Kosova do t’i bëj krenar gjithë shqiptarët
Futbollisti Bernara Berisha, është shprehur i lumtur me fitoren e Kosovës kundër Gjibraltarit, si dhe rikthimin e tij në fushë pas një periudhe të gjatë në fanellën e “Dardanëve”, raporton RTKLive.com.
Kosova sonte me golin e Florent Hasanit, mundi Gjibraltarin, me rezultat 1-0. Berisha thotë se sa herë që e fton Kosova, do të jep më të mirën.
Ai beson se Kosova do ta mund Malin e Zi, dhe sipas tij, “Dardanët” do t’i bëjnë krenar gjithë shqiptarët.
“Nuk kam pas minutat e duhura, por për ketë vendos trajneri. Unë çdo herë që më jepet mundësia do të jap më të mirën. Unë mundohem të jap më të mirën dhe jam në formën më të mirë te klubi, pastaj ftesa e Kombëtares është diçka e madhe dhe jam i gatshëm çdo herë”, tha Berisha për RTK.
“Kjo është para-përgatitje, dhe lojtarët tjerë kanë pushuar. Na pret një ndeshje shumë e vështirë dhe besoj se në këtë grup, e kemi marr seriozisht dhe do t’i kënaqim gjithë shqiptarët”, theksoi ai.























