Rashkaj: Ndeshjet e mbetura janë finale për ne
Anel Rashkaj, mesfushori i Kombëtares së Kosovës, thotë se nuk ka qenë e lehtë fitorja kundër Gjibraltarit.
“Dardanët” sonte mundën Gjibraltarin, me rezultat 1-0, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Rashkaj pas ndeshjes në një prononcim për RTK, tha se skuadra e tij ka mundur të shënojë më shumë gola, sepse sipas tij, në ndeshje të tilla nuk është lehtë të shënosh. Ai mendon se ndeshjet e mbetura në kuadër të kualifikueseve për EURO 2020, janë finale.
“Ka qenë një ndeshje e pritur, sepse ndeshje të tilla nuk janë të lehtë. Kemi provuar të shënojmë më shumë gola, por nuk arritëm të shënojmë më shumë. Por jemi të kënaqur më fitoren. Sot ishte dallimi, sepse ka lojtarë që nuk kemi luajtur bashkë, kishte disa lojtarë që nuk ishte lehtë të kombinohemi, por mendoj se luajtëm mirë”, tha ai.
“Mendoj se këto ndeshje që kanë mbetur janë finale, dhe se nuk ka lidhje se më kë luajmë. Mali i Zi ka lojtarë që luajnë në nivele të larta. Mendoj se duhet te luajmë mirë dhe mendoj se mund të arrijmë qëllimin tonë”, pohoi Rashkaj.























