23:20 / 10.10.2019
Guardiola në “gjueti” për lojtarin e Benficës
Manchester City ka nisur gjuetinë për të sjellë në skuadër mbrojtësin e Benficës, Ruben Diaz.
Mungesa e një mbrojtësi qendre, për trajnerin Guardiola, do t’i detyrojë drejtuesit e Manchester Cityt, që në janar të hidhen në ‘sulm’ e të kërkojnë shërbimet e Diaz, raporton “Mirror” .
Futbollisti pëlqehet shumë nga tekniku spanjoll. Klauzola e lojtarit është 59 milion euro por Benfica po përpiqet që ta ngrejë në 79 milion euro.
Përveç, Man Cityt, interes për 22 vjeçarin ka shfaqur dhe Atletico Madrid, Juventus e Manchester United.























