Dua Lipa shijon një ditë në New York me Gigi dhe Bella Hadid
BKT
Magazina

Dua Lipa shijon një ditë në New York me Gigi dhe Bella Hadid

Të gjitha dukeshin të mrekullueshme.

Supermodelja Bella Hadid feston ditëlindjen e 23-të, dhe këtë ditë të rëndësishme ajo e ka kaluar me familjen dhe miqtë në qytetin e New York-ut.

Bella ishte parë me motrën e saj, modelen Gigi Hadid, dhe yllin e muzikës pop, Dua Lipa, e cila momentalisht është duke e shijuar lidhjen me vëllanë e tyre të vogël, Anwar Hadid.

Bella Hadid (Foto: Getty Images/Guliver)

Nëna e yjeve, Yolanda Hadid, po ashtu ishte e pranishme në ditëlindjen e së bijës, ku mbante në duar disa balona të mëdha, si surprizë për të.

Bella ishte veshur tërësisht me të zeza për ditëlindjen e 23-të, për dallim nga kunata e saj, Dua, që bëri një kombinim mes xhinseve dhe një bluze blu. Në ndërkohë, Gigi shfaqi dukjen e saj atraktive në një palë tuta sportive, dhe krejt në fund nëna e Bellas u vesh po ashtu komplet në të zeza.

Dua Lipa dhe Bella Hadid (Foto: Getty Images/Guliver)

Veç kësaj, gjatë ditës së sotme, këngëtarja shqiptare shijoi një ditë në New York edhe me të dashurin e saj, i cili në një moment i huazoi Duas pallton e tij.

Lidhja e 24-vjeçares pason pas ndarjes nga kuzhinieri dhe modeli Isaac Carew, me të cilin ishte në një lidhje dashurie prej më shumë se dy vitesh.

Gigi Hadid (Foto: Getty Images)


MË SHUME NGA Magazina