Këto ndeshje zhvillohen sot, “Dardanët” me sy e vesh nga Praga
BKT
Sport

Këto ndeshje zhvillohen sot, “Dardanët” me sy e vesh nga Praga

Sot luhen ndeshje të rëndësishme për eliminatoret e Kampionatin Europian 2020.

Muaji tetor do të sjellë përballje shumë interesante mes kombëtareve që synojnë të presin një biletë drejt ‘Euro 2020’.

Në orën 20:45 kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja do të luajnë në transfertë kundër Turqisë që po kalon një formë të shkëlqyer fizike.

Ndërsa ndeshje interesante do të luhet edhe në Pragë, ku do të ndeshen Republika Çeke dhe Anglia.

Një fitore e mundshme e mysafirëve në këtë ndeshje do të shtontë shpresat e Kosovës  për një kualifikim të mundshëm në Evropianin 2020.

Përballje interesante do të jetë edhe dueli ndërmjet Islandës dhe Francës.