“Gati të jemi pjesë e Evropës”, Mesi: Shqipëria dhe Ballkani e meriton
“Ne jemi gati të jemi pjesë e Evropës. Shqipëria dhe Ballkani e meriton”.
Anëtarët e Komisionit të Integrimit Evropian patën një takim miqësor me anëtarët e Komisionit për Çështjet Evropiane në Kuvendin e Danimarkës.
Nën/kryetarja e Komisionit të Integrimit Europian, Senida Mesi theksoi se deputetët shqiptarë informuan kolegët danezë mbi reformat e ndërmarra, avancimin me 5 prioritetet për integrim dhe pritshmërinë e 93% të shqiptarëve për të qenë pjesë Evropës.
“Së bashku me anëtarë të Komisionit të Integrimit Evropian, patëm një takim miqësor me anëtarët e Komisionit për Çështjet Evropiane në Kuvendin e Danimarkës. Informuam mbi reformat e ndërmarra, avancimin me 5 prioritetet për integrim dhe pritshmërinë e 93% të shqiptarëve për të qenë pjesë Evropës. Ne jemi gati të jemi pjesë e Europës. Shqipëria dhe Ballkani e meriton”, u shpreh Mesi. /ATSh























