11:51 / 11.10.2019
Vettingu, shkarkohet prokurori i Tiranës
Ndini Tavani prokuror në prokurorinë e Tiranës dhe kandidat për SPAK është shkarkuar sot nga detyra.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli sot vendimin me shumicë votash për shkarkimin e Tavanit.
Shkak i shkarkimit është bërë problemi me pasurinë që ka konstatuar komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Në vetting pritet të vendosen edhe të tjerë nga lista e kandidatëve për në SPAK si Anton Martini, Elizabeta Ymeraj dhe Doloreza Musabelliu.























