Vuan dënimin me burg, reperi firmos marrëveshje me vlerë 10 milionë euro
BKT
Magazina

Vuan dënimin me burg, reperi firmos marrëveshje me vlerë 10 milionë euro

6ix9ine në pritje të vendimit përfundimtar.

Daniel Hernandez reperi 23 vjeçar nga Amerika i cili njihet me emrin artistik 6ix9ine, muaj më parë ishte burgosur shkak i akuzave për shantazhe dhe qitje me armë zjarri, shkruan Complex.

Mediat shkruajnë se dënimi i mundshëm për Hernandez është 47 vjet burgim pasi doli fajtor në një numër të madh të akuzave.

Por kjo nuk e ka penguar reperin të lidhë marrëveshje multimilionëshe me kompani muzikore.

Ai së fundmi ka nënshkruar me ish-labelin e tij ’10k music’ për dy lançime të albumeve një në gjuhën angleze dhe një atë spanjolle po sa të lirohet nga dënimi.

Marrëveshja e arritur gjatë vuajtjes së dënimit ka bërë Hernandezin artistin më të paguar me një kontratë në vlerë prej 8 milionë eurove.


MË SHUME NGA Magazina