Mata: Martial, mund të ketë një karrierë të mrekullueshme
BKT
Sport

Mata: Martial, mund të ketë një karrierë të mrekullueshme

Mesfushori i Manchester United, Juan Mata beson që bashkëlojtari, Anthony Martial mund të ketë karrierë të mrekullueshme.

Martial është në formë jo të mirë, njësoi siç i gjithë klubi i United, transmeton KosovaPress.

Por sipas spanjollit, fituesi i Kupës së Botës mund të këtë karrierë të mirë në të ardhmen, pasi është një talent i madh.

“Shpresoj të këtë karrierë të madhe. Është talent i pabesueshëm. Mund ta shihje këtë në momentin që është transferuar. Në të gjitha trajnimet luan shumë mirë dhe është në gjendje ta fitojë ndeshjen”, deklaroi ai.

Martial ka luajtur vetëm tri herë këtë sezon pasi po vuan nga një lëndim.