Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir të parë do të jenë Edmond Thaçi kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportiv dhe Jon Ajeti gazetar i sportit të cilët do të flasin rreth zgjedhjeve dhe aktiviteteve të kësaj shoqate, si dhe në përgjithësi për komunitetin e gazetarëve sportiv.

Po ashtu mysafire do të jetë Erëmirë Krasniqi drejtoreshë e organizatës, e cila do të flasë rreth aplikacionit për telefon që shërben si hartë interaktive "ECË".

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme