15:40 / 11.10.2019
Atletico gati “të blindojë” Thomas Partey
Drejtuesit e Atletico Madridit kanë nisur negociatat për të zgjatur dhe përmirësuar kontratën e mesfushorit Thomas Partey.
26-vjeçari po kalon një formë aktuale të shkëlqyer, duke qenë një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Simeones deri në këtë fazë të sezonit, madje duke shënuar edhe dy gola. Marrëveshja aktuale e mesfushorit ganez përfundon në vitin 2023, ndërsa përmban edhe një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, me drejtuesit e Atleticos që synojnë dyfishimin e saj në 100 milionë euro. Sipas mediave, bisedimet mes palëve janë në fazë të avancuar dhe shumë shpejt 26-vjeçari pritet të hedhë firmën mbi kontratën e re.























