17:13 / 11.10.2019
Cerezo: Griezmann është miku im, nuk kam ndonjë problem me të
Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo insiston që nuk ka ndonjë problem me sulmuesin e Barcelonës, Antoine Griezmann.
Griezmann u transferua gjatë afatit veror për 120 milionë euro dhe ka pasur shumë kritika.Por presidenti ka thënë se pavarësisht kësaj mbetet mik me francezin.
“Griezmann është lojtar i mirë. Është miku im dhe shpresoj që liderët e Barcelonës ta trajtojnë në të njëjtën mënyrë në të cilën e trajtuam ne”, deklaroi ai.
Griezmann nuk po mundet ta gjej formën e tij me të mirë të klubi blaugranas.























