“Dardanët”: Siç e kemi traditë, nuk do të ofendohet kundërshtari
Kosova do të luajë ditën e hëne ndeshjen e rëndësishme për kualifikim në Euro2020 ndaj Malit të Zi.
Ky takim pritet të jetë mjaft i rëndësishëm për Kosovës pasi që me fitore do të mbante gjallë shpresat për kualifikime. E tifozëria e Kosovës Dardanët sot kanë ardhur me një njoftim të rëndësishëm për anëtarët e tyre.
Dardanët pos tjerash kanë shkruar se nuk do ta ofendojnë kundërshtarin.
Më poshtë njoftimi i plotë i tyre:
Të hënën me 14 tetor, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ Kosova përballet me Malin e zi, ndeshje kjo që mund të jetë vendimtare për rrugëtimin e Kosovës në Euro2020. Me besimin në fitore, ne Dardanët, do t’i përkrahim djelmoshat tanë prej sekondës së parë e deri në fund. Me besimin se kështjella e quajtur ‘Fadil Vokrri’ mbetet e pamposhtur, ne do të jemi lojtari i 12-të i Kosovës. Me besimin në djemtē tanë në krye me Challandes, nuk do të ndalemi së brohorituri. Njëkohësisht, siç e kemi traditē, nuk do ta ofendojmë kundërshtarin. Kemi dhënë besën. Për Kosovën, dashurinë tonë të përjetshme. Të gjithë anëtarët e tifo-grupit ftohen të tërheqin biletat e tyre deri ditën e diele. Biletat janë vetëm për anëtar.























