17:40 / 11.10.2019
Emery paralajmërohet se duhet të kualifikohet në Champions
Arsenali ka kërkuar nga trajneri Unai Emery, të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Emery ka shpenzuar 152 milionë euro për transferime gjatë afatit veror, andaj kualifikimi në Ligën e Kampionëve është kërkuar.
Bordi i Arsenalit ka thënë se dëshirojnë të kualifikohen pasi nuk kanë luajtur për tri vitet e fundit.
“Kemi kërkuar të kualifikohet, pasi skuadra është me e fortë”, deklaroi një anëtar i bordit të “Topçinjve”.
Arsenali për momentin është në vendin e tretë me 15 pikë të grumbulluar në tetë ndeshje të zhvilluara.























