17:46 / 11.10.2019
Robson tregon pse United është në krizë
Ish-kapiteni i Manchester United, Bryan Robson ka thënë se klubi ka lejuar shumë lojtarë të mirë të largohen nga “Old Traffordi”.
United këtë sezon është në formë shumë të dobët dhe ka marr kritika nga shumë fansa. Mirëpo, Robson ka thënë se duhet të jenë të duruar pasi trajneri Ole Gunnar Solskjaer, ka nevojë për kohë.
“Mendoj se kanë lejuar shumë lojtarë të mirë, me eksperiencë të largohen nga klubi pa i zëvendësuar. Kanë nevojë për kohë”, deklaroi ai.
“Djajtë e Kuq”, këtë sezon është në vendin e 12-të me vetëm 9 pikë në tetë ndeshje të zhvilluara.























