17:54 / 11.10.2019
Fituesit e garave republikane vizitojnë Tiranën
Në ditën e pestë të kampit kreativ ku po marrin pjesë fituesit e garave republikane, a vizituan Kryeqyetin e Shqipërisë, Tiranën.
Duke parakaluar pranë Kuvendit të Shqipërisë, shtatores së Ismal Qemalit e Teatrit Kombëtar, nxënësit arritën deri tek Sheshi Kryesor Skënderbeu.
Aty vizituan edhe Muzeun Historik Kombëtar ku panë nga afër eksponatet e ekspozuara dhe u njohën me historikun e zhvillimit të shtetit shqiptar.
Nxënësit patën mundësinë të shohin edhe pjesë të tjera të kryeqytetit shqiptar që ishin në interesin e tyre.























