Mancini: Italia duhet kualifikuar, synojmë triumfin në Euro 2020
Selektori i Italisë, Roberto Mancini, sheh vetëm shenja pozitive tek kombëtarja e tij.
Mancini ka lavdëruar skuadrën e Italisë për vazhdimësinë në përmirësim dhe ka deklaruar se ka ardhur koha të tregojnë sukses në Euro.
Italia ka nevojë vetëm për tri pikë që të sigurojë kualifikimin tutje, për të vazhduar me synimin për triumfin e parë në Euro, që nga viti 1968.
“Ne duhet kualifikuar, edhe pse nuk do të jetë shumë e lehtë. Kur morra skuadrën, nuk e dija çfarë do të ndodhte në 15 muaj” ka thënë Mancini, transmeton lajmi.net.
“Gjithsesi, e rëndësishme ishte të nxitohemi për të instaluar mentalitet fitues dhe po arrijmë ta bëjmë këtë mjaft mirë” ka thënë ndër të tjerash trajneri italian.
Tri pikët eventuale të Italisë kundër kombëtares së Greqisë do të bënin që ‘Azzurri’ të kualifikohen në finalet e Euro.























