20:43 / 11.10.2019
Starton ndeshja Turqia-Shqipëria
RTKlive
Ka startuar përballja ndërmjet Turqisë dhe Kombëtares shqiptare, takim ky që po luhet në Stamboll, në kuadër të Grupit H për kualifikueset e EURO 2020, raporton RTKLive.com.
Kuqezinjtë sprovojnë forcat me Turqinë në një ndeshje tejet të rëndësishme për fatet e Shqipërisë në eliminatoret e Evropianit 2020.
Shqipëria aktualisht ndodhet në katër më nëntë pikë, kurse, Turqia kryeson grupin më 15 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Franca.























