“Çmendet” Barça, 100 milionë euro për Lautaro Martinez
BKT
Sport

“Çmendet” Barça, 100 milionë euro për Lautaro Martinez

Një rritje e vazhdueshme, konfirmim i vazhdueshëm se Interi ka bërë një goditje në merkato. Lautaro Martinez, në fakt, mund të konsiderohet një “xhevahir” i vërtetë.

I blerë për “vetëm” 22 milionë euro, vlera e tij është praktikisht trefishuar, duke prekur kuotën 70 milionë.

Duke vazhduar kështu, nuk do të nevojitet shumë kohë për të prekur shifrën 111 milionë të klauzolës që përmban kontrata e tij.

Jo rastësisht klubi zikaltër po punon për rinovimin dhe heqjen e klauzolës. Sepse, konsiderohet një shifër totalisht e përballueshme nga Reali, Barça, Atletiko apo Mançester Siti, që janë interesuar për numrin 10.

E fundit, pikërisht Barcelona, që e konsideron si pasues të Luis Suarezit: janë ofruar 100 milionë euro, momentalisht të refuzuara nga drejtuesit interistë.