L’Equipe viziton Kosovën, pritet nga Gramoz Vokrri
E përditmshja e njohur franceze, L’Equipe ka përgatitur një reportazh për kombëtaren e Kosovës, me ç’rast ka shpalosur historinë e vendit tonë dhe mbi të gjitha rezultatet fantastike në Ligën e Kombeve dhe kualifikueset per kampionatin evropian 2020.
Gazetari i L’Equipe, Francois Verdenet qëndroi disa ditë në Kosovë para takimit me Gjilbraltarin, ku edhe pasqyroi ashtu sic është më së miri sukseset e Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Verdenet kishte kaluar kohë edhe me Gramoz Vokrrin, djalin e legjendës, Fadil Vokrri.
Gramoz Vokrri në një prononcim për L’Equipe u shpreh tejet i lumtur për sukseset e Kosovës, mbi të gjitha për interesimin e të rinjëve për ta përcjellur ekipin tonë.
“Jam shumë krenar kur i shoh fëmijët me fanella të Zhegrovës dhe Rashicës, në vend të Messi dhe Ronalds”, ka thënë Vokrri për L’Equipe.
Vlen të theksohet se kombëtarja e Kosovës sot zhvillon një duel shumë interesant në kualifikueset për evropian, atë ndaj Malit të Zi dhe ky shkrim natyrisht se është mjaft inkurajues dhe pasqyron edhe më shumë për vendin tonë dhe të arriturat e djemve të Bernard Challandes.























