Gjendet e vdekur këngëtarja e famshme koreane

Gjendet e vdekur këngëtarja e famshme koreane

Ylli i K-pop Sulli ka vdekur në moshën 25 vjeçare.

Policia i tha BBC-së se menaxheri i këngëtares e gjeti atë të vdekur në shtëpinë e saj afër Seulit në Korenë e Jugut.

Policia po heton shkakun e vdekjes së saj.

Ylli, i cili kishte më shumë se pesë milionë ndjekës në Instagram, ishte një ish- anëtare e grupit F (x) derisa u largua në vitin 2015 për t`u përqendruar në karrierën e saj të aktrimit.

Sulli u shfaq në një numër programesh televizive për të përshkruar abuzimin në internet me të cilin u përball si një personazh i famshëm.