Ilir Meta uron fitoren e Kosovës sonte

Ilir Meta uron fitoren e Kosovës sonte

Sonte Kosova do të përballet me Malin e Zi në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar fitoren e Kosovës derisa ka postuar një fotografi me kryeministrin në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj dhe bashkëshorten e tij Anita Haradinaj.

“I lumtur të takohesha sot me Ramushin dhe Anitën te “Mrizi i Zanave” dhe të kalonim çaste të gëzueshme, duke uruar edhe fitoren e Dardanëve sot!”, ka shkruar ai në 'Facebook'.