Rrahmani kalon Kosovën në epërsi

Rrahmani kalon Kosovën në epërsi

Është duke u zhvilluar ndeshja mes Kosovës dhe Malit të Zi, ku Kosova ka arritur të kalojë në epërsi me golin e shënuar nga Amir Rrahmani.

Në minutën e 10-të pas një harkimi nga goditja e këndit, Rrahmani nuk gaboi duke shënuar me kokë.

Kujtojmë që disa minuta më parë tifozët mysafirë janë përleshur me ata vendas, mirëpo me ndërhyrjen e sigurimit gjithçka është vënë nën kontroll.