Kurti nga stadiumi kërkon fitoren e Kosovës ndaj Malit të Zi

Kurti nga stadiumi kërkon fitoren e Kosovës ndaj Malit të Zi

Albin Kurti të hënën e ka ndjekur nga shkallët e stadiumit në Prishtinë ndeshjen Kosovë - Mali i Zi.

"Në tribinat e lindjes së stadiumit “Fadil Vokrri”. Për ekipin tonë të Kosovës presim atë që duam - fitore!", ka shkruar ai.

Kurti më herët e kishte ndjekur Shqipërinë nga afër në ndeshjen me Italinë, kurse nata e sontme ka qenë hera e parë kur ai është parë në stadium duke mbështetur Kosovën.

Në zgjedhjet e mbajtura më 6 tetor Lëvizja Vetëvendosje doli e para.