Sot ministrat e Jashtëm të BE vendosin për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut
BKT
Shqipëri

Sot ministrat e Jashtëm të BE vendosin për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian mblidhen sot në Luksemburg për të vendosur për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Qëndrimi i Gjeramnisë- Ministri gjerman Michale Roth mbështet çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Pozicioni i Gjermanisë është i qartë sot, çelja e negociatave", ka thënë Roth përpara nisjes së mbledhjes.

Më tej ai ka kritikuar Francën për bllokimin e negociatave, duke theksuar se BE nuk po mban premtimet e veta.

Qëndrimi i Holandës-Ndërsa ministri i Jashtëm holandez,  Stef Blok tha se pozicioni i Holandës është që çdo vend të gjykohet sipas meritës.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë shumë përpjekje.

"Një hap i rëndësishëm që duhet ndërmarrë nga Maqedonia e Veriut është ligji për Prokurime Publike. Në lidhje me Shqipërinë mendojmë se ka ende shumë punë për të bërë dhe nuk është gati për hapjen e negociatave", u shpreh Blok.

Qëndrimi i Maltës-Ministri për Çështjet Evropiane dhe Barazinë i Maltës, Eduard Xamit Ljuis thotë se ekziston argumenti i veçimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

"Disa vende mendojnë se të dyja shtetet duhet të fillojnë bisedimet e anëtarësimit. Një pjesë e vendeve anëtare të BE kërkojnë shtyrjen tërësore të procesit për dy vendet. Pozicioni i Maltës është që negociatat të nisin me të dyja vendet por këtë do e diskutojmë me vendet e tjera"

Qëndrimi i Francës- Sekretarja franceze për Çështjet Evropiane, Amelie de Montchalin thotë se hapja e negociatave është parapërgatitje për në BE dhe se duhet të thellohet procesi i negocimit.

"Parësorja për të cilën duhet të flasim është që Evropa të reformohet edhe në qasjen ndaj zgjerimit. Franca prej shumë kohësh thekson se duhet të sigurohemi që reformat e ndërmarra të jenë reale. Sot unë do afirmoj se Franca është pro perspektivës së Ballkanit Perëndimor në BE. Në parim nuk kemi kundërshti, por gjërat duhet t'i bëjmë në mënyrë të besueshme, që t'i japim besim edhe rajonit", ka thënë de Montchalin./oranews


MË SHUME NGA Shqipëri