10:56 / 15.10.2019
Werder Bremen uron Rashicën pas fitores ndaj Malit të Zi
Skuadra gjermane Werder Bremen ka reaguar pas fitores së Kosovës 2:0 kundër Malit të Zi.
Në rrjetin social Twitter, ka uruar "Dardanët" për fitoren dhe yllin e tyre Milot Rashica.
"3 pikë në konto. Rashica dhe Kosova fituan 2:0 kundër Malit të Zi. Kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje deri në përfundim të kualifikimeve, Kosova ka ende mundësi për të siguruar biletën. Miloti luajti në këtë ndeshje", shkruan Werder Bremen, në Twitter.
























