12:06 / 15.10.2019
Grupi i PPE-së mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë
Grupi i Partive Popullore Evropiane mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Deklarata e bë e ditur nga nënkryetari i grupit të Partive Popullore Evropiane, Andrey Kovatchev, i cili thotë se PPE ka mbështetur gjithnjë procesin e zgjerimit me Bashkimin Evropian.
“Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është e nevojshme për stabilitetin gjeopolitik të rajonit. Hapja e negociatave është e lidhur ngushtë me aktorë si Rusia, Turqia që kërkojnë të kenë më shumë influencë”, thuhet në deklaratën e PPE.























