Meta: Granoff, kontribut për forcimin e miqësisë Shqipëri-SHBA
BKT
Shqipëri

Meta: Granoff, kontribut për forcimin e miqësisë Shqipëri-SHBA

Presidenti Ilir Meta u takua sot me Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff.

“Përherë kënaqësi të takohem me Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff, kontributorin e palodhur për forcimin e miqësisë mes kombit shqiptar dhe atij amerikan.

Po ashtu, Meta shton se “Mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme, mbi 10-vjeçare, të tij dhe të AADF, për bizneset shqiptare, promovimin e burimeve natyrore të Shqipërisë dhe kualifikimin e të rinjve”. /ATSh


MË SHUME NGA Shqipëri