12:24 / 16.10.2019
Roli kryesor në “Deadpool 3” i besohet këtij aktori të njohur
Ryan Reynolds do të interpretojë rolin kryesor në “Deadpool 3″, pasi skenaristi insiston që personazhi ‘do të jetojë në univers me vlera R”.
“Deadpool 3” është duke pritur dritën e gjelbër nga Marvel Studios, shkruan DailyMail.
Ekipi i skenaristëve të Rheet Reese dhe Paul Wernick janë duke u përgatitur për një film të ri ku shfaqet Ryan Reynolds si anti-hero.
Kohët e fundit kishte spekulime se Disney dhe Fox do të bashkojnë Deadpool me Universitetin Kinematik Marvel, por thuhet se ka ende punë për t’u zgjidhur para se të fillojnë xhirimet për pjesën e tretë.
Fansat e presin me padurim pjesën e tretë të “Deadpool”, kurse Reese premtoi se do të kthehet ky film dhe atë në mënyrën më të mirë.
























