Miranda Kerr sjell në jetë fëmijën e dytë me themeluesin e Snapchat
BKT
Magazina

Miranda Kerr sjell në jetë fëmijën e dytë me themeluesin e Snapchat

Miranda Kerr është bërë sërish nënë. Modelja ka sjellë në jetë fëmijën e dytë me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel.

Miranda mirëpriti në jetë një djalë të pagëzuar me emrin Myles.

Modelja është nënë e tre djemve. Ajo ka dy fëmijë me krijuesin e Snapchat, Hart dhe Myles. Ndërsa një djalë 8-vjeçar të quajtur Flynn me Orlando Bloom.

“Jemi të kënaqur nga ardhja në jetë e Myles”, tha çifti në një deklaratë.

36-vjeçarja dhe Evan janë martuar 2 vite më parë. Ata lidhën nyjë në maj 2017 në një ceremoni private ku të ftuar ishin miq e familjarë.


MË SHUME NGA Magazina