Meta takon Princin e Monakos:Të vendosur për intensifikimin e marrëdhënieve
BKT
Shqipëri

Meta takon Princin e Monakos:Të vendosur për intensifikimin e marrëdhënieve

Presidenti Ilir Meta u prit sot në një ceremoni zyrtare, nga Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II, Princi i Monakos.

“Nder dhe kënaqësi e veçantë të pritesha sot nga Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II, Princi i Monakos”, tha Meta.

Po ashtu, Presidenti Meta shtoi se takimi ishte mjaft konstruktiv për identifikimin e potencialeve të shumta, në funksion të forcimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok.

“Shqipëria dhe Principata e Monakos të vendosura për intensifikimin e marrëdhënieve”, theksoi ai. 


MË SHUME NGA Shqipëri