Justin Bieber paditet për postimin e një fotografie në Instagram
BKT
Magazina

Justin Bieber paditet për postimin e një fotografie në Instagram

Ylli i muzikës pop, Justin Bieber, është paditur për postimin e një fotografie të vetvetes në rrjetet sociale.

Fotografi Robert Barbera ka ngritur një proces gjyqësor kundër këngëtarit “Love Yourself” për shkelje të të drejtave të autorit mbi një foto që Bieber postoi në Instagram.

Në dokumentet gjyqësore, të marra nga E! News, Barbera thotë se ky veprim lind për shkak të “riprodhimit të paautorizuar dhe shfaqjes publike” të Bieber të fotografisë së mbrojtur nga të drejtat e autorit, e cila është në pronësi dhe e regjistruar nga Barbera.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Bieber “nuk e ka licensuar fotografinë” nga Barbera për faqen e tij në Instagram, dhe as ai nuk ka “lejen ose pëlqimin e Barbera” për të publikuar foton në Instagram. 


MË SHUME NGA Magazina