Jeremy Renner akuzohet për përdorimin e kokainës, gruaja e hedh në gjyq
BKT
Magazina

Jeremy Renner akuzohet për përdorimin e kokainës, gruaja e hedh në gjyq

Në njërin krah kemi yllin e Hollywood i cili ka qenë pjesë e disa prej filmave më të bukur aksion.

Ndërsa në krahun tjetër kemi ish gruan e tij, një artiste dhe një aktore jo shumë e njohur. Debati mes Jeremy Renner dhe gruas së tij , Sonni Pacheco është kryefjala e showbizit amerikan.

Sifillim Pacheco e akuzoi yllin e Hollywoodit se pinte alkool dhe merrte substanca narkotike.

Në gjyq ajo gjithashtu deklaron se Jeremy harronte doza të vogla kokaine në tualet, aty ku mund t'i merrte dhe vajza e tyre 6 vjeçare.

Dhe më shokuesja për Pacheco-n është rasti kur Jeremy vendosi një pistoletë në gojën e tij duke kërcënuar se do të vetëvritej e më pas goditi tavanin e dhomës.

Sipas asaj që raporton "The Sun", Jeremy organizonte festa me femra dhe përdorte kokainë, madje ai hapi një llogari në Snapchat me emrin e vajzës së tij për të shkëmbyer foto me femra të ndryshme.

Për këto dhe të tjera ai ndodhet në gjyq me gruan e tij për më shumë se 10 muaj tashmë ndërkohë që ende nuk është arritur në një vendim.


MË SHUME NGA Magazina